Shërbime tjera

Mediateka

Mediateka jonë iu ofron qytetarëve (nxënësve dhe antarëve) romane, filma të vizatuar, revista, gazeta, CD, DVD, libra për fëmijë etj., të cilat mund të huazohen.
Këtu mund t’i gjeni klasikët e literaturës dhe kinemasë franceze si dhe filmat dhe romanet bashkëkohore. Kemi material për të gjitha shijet.


Antarët tanë kanë qasje tek platforma jonë online Culturethèque:

Përkthime - Interpretime

Stafi jonë ju ofron shërbime të shkëlqyeshme perkthimi dhe interpretimi. Ky shërbim ofrohet në gjuhën frenge, shqipe, maqedone dhe angleze me vulë oficiale për përkthim në territorin e Maqedonisë.



Certifikimi DELF

DELF & DALF janë diploma oficiale të ndara nga Ministria e edukimit kombëtar në Francë.
Këto diploma pranohen në të gjithë botën dhe janë valide për tërë jetën.
Ato korespodojnë me 6 nivelet të definuara nga Korniza e përbashkët evropiane referente për gjuhët.


Niveli
Certifikata
Niveli Fillestar
Fillestar
DELF A1
Mesëm
DELF A2
Niveli I mesëm
Shkallë e lartë
DELF B1
Shkallë më e lartë
DELF B2
 Niveli                I avensuar
Udhëheqje
DALF C1
Autonome
DALF C2

Kalendari i testimeve në Maqedoni - DELF/DALF 2016

Sesioni i shkurtit, 2016(22 – 26 shkurt) – Regjistrimi bëhet prej11deri më 22 janar.
Sesioni i majit, 2016 (16- 20 maj) – Regjistrimi bëhet prej 4 deri më 22 prill
Sesioni i tetorit, 2016 (26 – 31 tetor) – Regjistrimi bëhet prej 19 deri më 30 shator
Testimet mbahen në Tetovë. Në rast se ka më pak se 8 kanditatë, testimet mbahen në Shkup, por regjistrimi bëhet në Tetovë.

Turizmi


Aleanca franceze në Tetovë është pikë kontakti për të gjithë frankofonët që e vizitojnë k
ëtë regjion dhe qytetin e Tetovës.
Trashigimi kulturore diverse, gastronomi, histori, ngjitje në male, ky qytet ka shumëçka për të ofruar. Tetova është më e njohur me Xhaminë e larme.
Aleanca franceze në bashkëpunim me partnerë mga vendi dhe ato francezë, në vitet e fundit ka publikuar një guidë turistike për malin Sharr dhe një broshurë turistike që do t’ju mundësojë të dini më shumë për këtë regjion.


Xhaminë e larme  ©Jeta Iljazi